E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshje të pakta shiu/ Shtohen shtrëngatat dhe stuhitë këtë të premte

Këtë të premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 11°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona bregdetare 6 deri 17°C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›