E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jo vetëm për pushime por edhe për biznes, fluks udhëtarësh nga Kosova në Morinë

Fundjava nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarësh në pikën kufitare Morinë. Qytetarët e Kosovës, tashmë nuk e shohin si vend për pushime Shqipërinë. por edhe për të zhvilluar biznesin e tyre, për të banuar në Tiranë e qytete të tjera, e për të patur me tepër komunikim. Ëndrra e tyre mbetet bashkimi kombëtar.

Mes shumë udhëtarëve drejt Shqipërisë, në Morin takuam edhe një grup mjaft të vecantë me nëna, gra e vajza të dëshmorëve të Kosovës, të organizuara në prag të festës së 8 marsit.

Përpjekjet e shtetit të Kosovës për të ndërtuar një shtet solid, ashtu siç kanë ëndërruar dëshmorët, pjestarët e këtyre familjeve i shohin me hapa të ngadaltë.

Gjithsesi, Shqipëria zë vend shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë kategori të nderuar e që flijuan gjithçka për lirinë e Kosovës, por me pak rezerva e në formë shakaje, shprehen se Kosova e do më shumë Shqipërinë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›