Infeksioni i sinusit, ftohja apo alergjitë, si ti dallojmë?

Mund të jetë e vështirë për të bërë dallimin midis ftohjes, infeksionit bakterial të sinusit dhe alergjive. Ngarkesa e hundës dhe dhimbja e kokës janë simptoma të zakonshme të të tre këtyre gjendjeve.
Njohja e dallimeve të këtyre shqetësime mund t’ju japë disa të dhëna në mënyrë që ti trajtoni sa më mirë.
Infeksioni i sinusit – Një infeksion i sinusit është inflamacioni i pasazheve të hundës, i shkaktuar nga bakteret. Mbyllja e sinusit mund të rezultojë në një ndjesi dhimbjeje. Presioni i sinusit, ose dhimbja e kokës, përkeqësohet kur përkuleni përpara ose shtriheni. Bakteret ose viruset shkaktojnë infeksione të sinusit. Ato shkaktohen gjithashtu nga ftohjet, alergjitë dhe astma. Zakonisht, infeksionet e sinusit pastrohen vetë. Nëse zgjat më shumë se shtatë deri në 10 ditë, atëherë mund t’ju përshkruhen antibiotikë nga mjeku i familjes.
Ftohja e zakonshme – Një ftohje e zakonshme është një infeksion viral, i cili prek hundën dhe fytin. Shenja të tjera gjithashtu janë dhimbje fyti, dhimbje koke, kollitje dhe teshtitje. Ftohjet gjithashtu mund të shkaktojnë ethe.
Alergjitë – Alergjia është një inflamacion i rrugëve të siperme të frymëmarrjes, i shkaktuar nga ekspozimi ndaj alergeneve. Rrjedhjet e hundës janë një simptomë e zakonshme e alergjisë. Zakonisht alergjia shoqërohet me rrjedhje të hundës, teshtitje, kruarje të hundës dhe syve. Alergjitë nuk shkaktojnë kurrë temperaturë. Alergjenët e zakonshëm të brendshëm përfshijnë mykun, pluhurin dhe qimen e kafshëve. Shkaktarët e jashtëm përfshijnë polenin e pemëve. Nëse keni alergji sezonale, atëherë simptomat shfaqen gjatë gjithë pranverës dhe vjeshtës. Nëse jeni alergjik ndaj alergeneve të brendshme, mund të përjetoni simptoma gjatë gjithë vitit.
/rtsh.al/