Reshjet, Berisha: Do ndërhyhet me shkarkime

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë mbushur kaskadën e lumit Drin duke sjellë rritje të jashtëzakonshme të prurjeve. Të dhënat e fundit flasin për shifra mjaft të përafërta lidhur me prurjet në lumin Drin, prurje këto që po rriten dhe rrezikojnë të nxjerrin lumin nga shtrati. Në këto kushte qeveria ka marrë të gjitha masat dhe përmes një njoftimi kryeministri Berisha ka bërë të ditur se do të ndërhyhet me shkarkime. Sipas Berishës shkarkimet do të bëhen në Ulëz dhe Vau i Dejës. Kryeministri garanton gjithashtu se qeveria ka marrë të gjitha masat që të mos ketë përmbytje në zonat e rrezikuara.
Për këtë arsye, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti saktësoi se po shkohet drejt nivelit zero të importit.
Ditet e fundit vendi jonë është përfshirë nga reshtje të dendura shiu të cilat duket se do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.