E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, vdes një tjetër grua shtatëzënë

Humb jetën nga virusi A/H1N1 një tjetër grua shtatëzënë. Këtë rradhë viktima ka qenë një grua 25 vjeçare nga Kukësi. Viktima ishte shtatëzënë me dy binjakë. 25 vjeçarja ka qendruar për 12 ditë në repartin e terapisë intensive në Sanatarium. Kështu numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në nëntë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë për 25 vjeçaren është dhënë ndihma e specializuar, por ajo nuk ka mundur të shpëtojë. Vetëm pak ditë më parë në spitalin infektiv ndërroi jetë një grua në muajin e tetë të shtatëzanisë. Sipas informacioneve të ISHP-së deri më sot regjistrohen mbi 340 të prekur nga gripi i derrit ku mosha mesatare e rasteve të prekura është 23 vjeç. Sipas ISHP deri sot në këtë Institut janë marrë rreth 2400 mostra të grupmoshave 15-24 vjeç.
Dy nga viktimat e gripit e derrit janë shënuar vetëm këtë javë .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›