Shkon për peshkim mbytet 47 vjeçari
SHKODER - Një 47 vjeçar është zhdukur që nga mbrëmja e së premtes dhe dyshohet që të jetë mbytur në ujart e lumit Buna. Enver Zeneli, me banim në lagjen Bahçallek në Shkodër, babai dy fëmijëve të mitur ka dalë nga banesa e tij mbrëmjen e së premtes pasi punonte roje dhe me vete ka marrë dhe mjetet e zënies së peshkut. Ai nuk u kthye me ne shtepi dhe familjaret njoftuan policine. Ne ndihme janew thirrur edhe polumbarët qe janë zhytur në lumin Buna për të kërkuar gjurmët e 47 vjeçarit, por pa mundur ta gjejnë atë. Për shkak të errësirës, kërkimet janë ndërprerë për të rifilluar përsëri të hënën. Sipas policisë, pista kryesore, është ajo e mbytjes aksidentale në ujë të 47 vjeçarit, por kjo akoma e pavërtetuar.