Reshjet, bllokohen katër rrugë kryesore

Rrugët e bllokuara janë; Pukë Fushë Arrës në 2 km në dalje të qytetit, e cila është shembur në një gjatësi rreth 40 m, gjë që ka sjellë dhe bllokimin e këtij aksi .
Aksi i dytë rruga, Qafë Mali Fierëz, në fshtin Porovë dhe Fierëz, rrugë e cila është e bllokuar si pasojë e shembjet masive të dherave.
Aksi i tretë që është bllokuar është Lozhan Moglicë në Korçë, e cila është bllokuar si rezultat i shembjeve masive.
Aksi tjetër i bllokuar është ai Librazhd Peshkopi nga Dregalica Stebleve i është i pakalueshëm si pasojë e reshjeve të dëborës.
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale në Qarqe dhe Firmat Kontraktore për Mirëmbajtjen Dimërore të rrugëve janë në gatishmëri të plotë me njerëz dhe mjete për zgjidhjen e situatës, thuhet në njoftimin e ministrisë së Transporteve në lidhje me situatën.
m.xh/NOA