U falet prona Motrave të nënë Terezës

Tiranë, 24 shkurt, NOA Këshilli i ministrave
vendosi gjatë mbledhje së sotme që tuj pa në pronësi pa shpërblim, një pronë
misionit të bamirësisë Motrat e nënë Terezës.Zyra e shtypit e qeverisë sqaroi sot se
vendimi ka të bëjë me një pronë shtetërore.
Misioni bamirësisë Motrat e Nënë Terezës është i pranishëm në Shqipëri prej vitit 1991. Misioni e ushtron veprimtarinë e tij në një godinë e ndërtuar mbi një truall që është në pronësi të shtetit. Për të shmangur zhvendosjen fizike të misionit bamirës nga ambientet, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit, vendimi parashikon dhënien në pronësi të tokës shtetërore këtij misioni, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave në lidhje me kalimin e pa shpërblim të pronës që ka misioni Motrat e nënë Terezës.
m.xh/NOA