E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, dëme në dhjetra banesa në Pogradec e Berat

Rrëshqitjet masive të tokës prej shirave të kohëve të fundit kanë shembur 5 shtëpi dhe rrezikojnë rreth 40 të tjera në komunën e Velçanit të Pogradecit. Banorët thonë se për shkak të dëmtimeve të shumta jetesa në këto shtëpi është e pasigurt.
Shtabi i Emergjencës në Korçë ka urdhëruar evakuimin e shtëpive pasi ka ende rrezik për rrëshqitje të tjera. Rreth 50 çadra janë shpërndarë për banorët për të kaluar natën. Sipas prefektit të Korçës Andrea Mano në ditët në vazhdim do të dërgohen edhe ndihma në ushqime e medikamente.
Rrëshkitjet dhe çarjet e tokës kanë dëmtuar dhe e kanë bërë të pakalueshme për mjetet rrugën që lidh fshatin Laktesh me qendrën e komunës së Velçanit.
Prej tre javësh banesa familje në Urën Vajgurore janë izoluar, vazhdojnë të jenë të përmbytura nga rreshjet. Në oborret e disave prej tyre niveli i ujit arrin deri në 1 metër. Shkak për këto përmbytje është bllokimi i kanaleve kulluese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›