E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hamilton në cirkuit edhe për 5 vite, Mercedesi duhet të paguajë

Mercedes ka mësuar nëpërmjet medieve se ka ende shanse që të rinovojë kontratën me Lewis Hamilton pasi ky i fundit ka lënë të kuptohet se me kushtet e duhura është gati që të garojë edhe për pesë vite.

Sipas “Mail Sport” shtatë herë kampioni i botës është gati që të rinovojnë kontratën për pesë vite dhe ndërkohë të paguhet me një shifër prej 270 milionë eurosh.

Burime pranë britanikut kanë bërë me dije se rinovimi i kontratës me një ose dy vite nuk është një opsion për Hamilton. Burimi tregon se Hamilton e di fare mirë se ajo çfarë po i kërkon Mercedes-it është një sakrificë e madhe jo vetëm në aspektin financiarë. Shtëpia automobilistike gjermane mësohet se ka bërë planet afatgjata me George Russell si pilot të parë. Nëse Mercedes vendos të plotësojë kushtin e Hamilton për kohëzgjatjen e kontratës atëherë e ardhmja e Russell do të vihej në pikëpyetje pasi piloti i talentuar nuk do të qëndronte për shumë vite nën hijen e britanikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›