E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e bores bllokojne disa zona te vendit

Reshjet e borës kanë bllokuar Qafën e Llogarasë në Vlorë dhe sipas policisë ka patur mjete, të cilat janë zënë në befasi dhe janë kthyer mbrapsht. Edhe akse të tjera nëe qarkun e Vlorës kalohen me vështirësi .
Bora e rënë gjatë orëve të natës ka krijuar probleme edhe në qarkun e Korcës.
Aksi Dardhë- Voskopojë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Problematike paraqitet edhe në zonën e Librazhdit, ku rrugët rurale kalohen me vështirësi.
Reshje bore të dendura ka edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku në disa komuna të Përmetit trashësia e borës arrin deri në 50 cm dhe qarkullimi është ndërprerë .
Në këto zona janë ngritur grupet e emergjencës që monitorojnë situatën.

Elbasan
Reshjet e dëborës mbulojnë zonat malore dhe akse të rëndësishme rrugore në qarkun e Elbasanit. Në komunat Stravaj, Stëblevë, Lunik, Polis, Sopot në Librazhd, në Poroçan, Lenie, Skëndërbegas në Gramsh dhe Labinot Mal e Zavalinë në Elbasan, trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm.
Edhe në Qafthanë, Qafkrrabë , në aksin Librazhd-Peshkopi dhe segmente të tjera nacionale ka pasur ngrica e reshje dëbore. Megjithatë gjendja është nën kontroll. Të gjitha rrugët janë të zhbllokuara dhe zonat e thella malore komunikojnë me komunat dhe qendrat administrative.
Sipas shtabit të emergjencës në prefekturën e Elbasanit gjendja është plotësisht nën kontroll dhe po merren masa për të përballuar edhe një mot më të vështirë në orët në vijim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›