E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e borës në Bogë dhe Theth, mjetet borëpastruese punojnë për të mbajtur të hapur rrugën

Intensiteti i reshjeve të borës në zonat malore të qarkut të Shkodrës, ka rënë. Gjatë orëve të natës dhe ditën e premte, nuk ka patur probleme nga reshjet.

Mjetet borëpastruese të kompanive, vazhdojnë të jenë në punë duke mirëmbajtur akset rrugore në drejtim të Thethit dhe të Bogës, duke zgjeruar aksin e lëvizjes dhe bërë kriposje për të parandaluar formimin e akullit në rrugë.

Për përdoruesit e këtyre akseve rrugore, këshillohen goma dimërore, zinxhirë dhe kujdes i shtuar në çdo moment të drejtimit të automjeteve të tyre.

Situata vijon të mbahet nën monitorim, për të shmangur çdo problematikë që mund të krijohet nga reshjet e borës.

Një ditë më parë në këtë zonë, pati orteqe që sollën bllokim të lëvizshmërisë së mjeteve për pak orë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›