E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e borës, nisin problemet në qarkullim. Disa akse janë të bllokuar

Probleme me qarkullimin e automjeteve për shkak të reshjeve të borës. Të dhënat e mëngjesit të sotëm flasin për disa akse problematike dhe të tjerë ku qarkullimi është thuajse i pamundur.

Kështu i pamundur është qarkullimi i automjeteve në akset rrugore Kukës-Qafë Mali, Bajram Curri-Qafë Mali dhe Kukës-Peshkopi.
Situatë problematike është edhe në Elbasan-Tiranë. Shumë i vështirë është lëvizja te Qafa e Qarrit, Qafë Plloca dhe rrugës për në Dardhë dhe Voskopojë.

Si ndodh përherë në mot të tillë të keq e më borë një sërë komunash si Zapodi, Arrën, Topojan, Grykë Cajë dhe Shishtavec janë të izoluara.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›