E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do te filloje puna menjehere

Zv.kryeministri, Ilir Meta ka deklaruar se qeveria do të kompensojë banorët e prekur nga përmbytjet, ndërsa ka theksuar se projektet për Shkodrën do të vihen sa më shpejt në zbatim. Ky është vlerësimi i tij pas përfundimit të mbledhjes se Komitetit Ndërministror të Emergjencave, ku vetëm pak orë më parë Meta nuk ka dhënë një shifër për dëmet në zonat e përmbytura, pasi sipas tij gjithcka është në proces vlerësimi.
 

Ndërkohë, sipas Metes prioritet kryesor është dhe forcimi i argjinaturave të shkatërruara në zonat ku uji është tërhequr, dhe se proçesi mësimor i ndërprerë prej dy javësh për shkak të përmbytjeve që përfshinë qarkun e Shkodrës, ka rinisur sot.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›