E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkarexha gjen një kufomë në det, policia: Mashkull rreth 40 vjeç

DURRËS- Një kufomë ende e paidentifikuar është gjetur në det mëngjesin e sotëm. Lajmi është dhënë nga peshkatarët që kanë qenë duke punuar në zonën pranë grykëderdhjes së Shkumbinit.

Rreth 3 milje nga bregu, teksa kanë qenë duke hapur rrjetat, ata kanë hasur në një trup njeriu. E kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe kanë njoftuar urgjent policinë.

Trupi është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit për të bërë më pas identifikimin e tij. Ende nuk ka të dhënë për viktimën dhe as shkaqet e vdekjes së tij.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›