E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës rikthejnë problemet në rrugë

Foto Ilustruese

KUKES- Reshjet e para të dëborës kanë shkaktuar menjëherë probleme në rrugët e veriut të vendit.

Raportohet se nga reshjet e ditës së sotme, megjithëse të pakta, ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve në segmentin e autostradës nga Kukësi deri në hyrjen e tunelit të Kalimashit.

Sasia e dëborës së rënë gjatë ditës së sotme shkon deri në 10 cm. Akulli në disa pjesë të rrugës mbetet problem për drejtuesit e automjeteve.

Ndërkaq, masa e vetme e  marrë deri në këto momente nga autoritetet është hedhja e skories në rrugë. Pvarësisht kësaj, qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor vazhdon normalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›