E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, Policia apel qytetarëve për kujdes

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit u bëri thirrje sot qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për kujdes, pas situatës së rënduar të motit.

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, apelon ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme  që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë.

Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në numrin 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›