E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj-qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme

TIRANË, 13 shtator/ATSH/- Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale, u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Ai shprehet se për çdo problematikë qytetarët mund të raportojnë në numrat  112 dhe 0800-0888
 në rast nevoje.

“Të kujdesemi për njëri-tjetrin”, apelon kryebashkiaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›