Reshjet e shiut, Kamza e Laknasi nën ujë, "fryhet" Lana në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit Foto të tjera nga dalja e Lanës nga shtrati në Laknas
TIRANE - Situata kritike e reshjeve ka prekur dhe kryeqytetin. Disa prej rrugëve kryesore janë pushtuar nga pellgjet e ujit, ndërsa qytetarët hasin në vështirësi gjatë kalimit të trotuareve. Më kritike situata në kryeqytetet paraqitet në shtratin ujëmbledhës të Lanës, i cili është fryrë në nivelin maksimal në të gjithë distancën.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes ndërsa disa prej zonave periferike prej disa orësh janë nën pushtetin e ujit.
PERMBYTEN BANESAT NE KAMZE
Reshjet e dendura të shiut të rëna intensivisht gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar edhe përmbytjen e disa banesave në Kamzë. Shkak për gjendjen e rënduar në këtë zonë është bërë bllokimi i kanalizimeve.
Situata më problematike shfaqet në Valias, aty ku përmbytjet janë më të përshkallëzuara.
Sot, më 14 Mars shënohet edhe Dita e Verës, që si rrallë herë nuk është festuar nën rrezet e diellit, por përkundrazi është shoqëruar me përmbytje në të gjithë vendin.
NE LAKNAS LANA DEL NGA SHTRATI, RREZIKOHEN BANORET
Ndërsa në Laknas, lumi i Lanës ka dalë nga shtrati duke përmbytyr disa banesa e duke rrezikuar shumë të tjera. Banorët ndjehen të kërcënuar nga intensiteti në rritje i reshjeve të shiut, dhe shprehen se ndihen të pambrojtur dhe se situata është e përsëritur.
Foto të tjera nga dalja e Lanës nga shtrati në Laknas
FRYHET LUMI I LANES
Ashtu siç ndodh gjithmonë në ditët me reshje të dendura, edhe sot Lana ka dalë nga shtrati. Më problematike situata paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, aty ku niveli i ujit është më i lartë.
Kjo situatë është e përsëritur në kryeqytet, ku sa herë që bie shi i përmasave të mëdha dhe me intensitet gjatë gjithë ditës, Lana del nga shtrati, por jo vetëm kaq, edhe shumica e rrugëve në Tiranë krijojnë probleme në qarkullim si pasojë e përmbytjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)