Shtimi i prurjeve nga reshjet e shiut hapen portat e hidrocentraleve

Hapen portat e hidrocentraleve. Reshjet e dendura të shiut kanë përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin. Në këto kushte Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur hapjen e portave në Koman e Vaun e Dejës, duke kryer shkarkime te kontrolluara.
Në Hidrocentralin e Komani-t po punohet me 4 turbina dhe shkarkimet arrijne në 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat. në Hidrocentralin e Vau i Dejës po punohet me 5 turbina dhe shkarkimet janë në shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. portat janë hapur edhe në hidrocentralet Ulëz-Shkopet, prej të cilave shkarkohet deri në 350 m3/sek uje. Kesh informon se shkarkimet nuk jane ne nivelin qe mund te shkakrojne permbytje.
Ndërkaq, në Fierzë portat mbahen të mbyllura, me qëllim që të krijohen në digë rezerva për periudhën e ardhshme. Prurjet këtu arrijnë deri ne 1000 m3 për sek. Në hidrocentralet vendase po prodhohet energji elektrike me kapacitet të plotë duke mbuluar të gjithë nevojën vendase.