E Shtunë, 31 Tetor 2026

shte koha qe Shqiperise ti jepni statusin e vendit kandidat ne BE

“Është koha t’i jepni statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian”. Kështu e titullon shkrimin e tij ish-kongresmeni republikan, Bob Mekiuën, publikuar në gazetën amerikane “The Hill”. Ai ka përfaqësuar për 6 mandate rradhazi një nga zonat më të rëndësishme të shtetit lindor të Ohajos në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.  Mes vlerësimesh për kryeqytetin shqiptar të transformuar sipas tij në mënyrë të pabesuseshmë në vetëm dy dekada nga një komb psikologjikisht i goditur, i izoluar dhe stalinist, në një aleat të lulëzuar e demokratik në NATO-s, ish -kongremeni thotë se mosmarrëveshjet poiltike po pengojnnë marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këndvështrimin e tij kjo është e padrejtë, pasi mosmarrëveshjet për çështje themelore nuk janë tipike shqiptare ato ekzistojnë dhe në vendet më demokratike 
“Kjo nuk është unike për Shqipërinë - vetëm shikoni fiaskot në Uashington mbi shkëmbimet fiskale, kontrollin e armëve, emërimet e kabinetit dhe sekuestrimit. Por biseda në lidhje me politikën e brendshme të Shqipërisë shpesh overshadoës një rekord të mahnitshëm që tregon fuqinë e angazhimit evropian së bashku me udhëheqjen largpamëse. Kjo sjell siguri për Evropën dhe siguri per  Shtetet e Bashkuara, dhe kjo është arsyeja pse Kongresi duhet të shtyje fuqishëm aleatët tanë evropianë për ta vënë Shqipërinë në rrugën e sigurte drejt anëtarësimit në BE.”, shkruan ai. 
Mekiuën  thotë Kongresi duhet të nxisë fuqishëm aleatët europianë për të vënë Shqipërinë më fuqishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Ai numëron një sërë refromash të arritura nën qeverisjen e kryeministrit Berisha dhe që kanë bërë të mundur anëtarësimin evendit në NATO, qëndruehmërinë e ekonomisë dhe luftën frontale kundër korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›