E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut dhe te bores ja situata ne vend

Ministria e Transporteve përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije lidhur me të dhënat më të fundit mbi gjendjen në rajonet e ndryshme të vendit, pas reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës. 
 
Rajoni Qendror Tirane:
 Ka patur rreshje shiu dhe bore. Qafa e Krrabes eshte e kalueshme pa zinxhire.
 Qafa e Thanes eshte e kalueshme pa zinxhire.
  Vetem ne Stebleve qarkullohet me zinxhire.
  Vazhdon puna per hedhjen e kripes ne te gjithe akset.

Rajoni Verior Shkoder:
Ne te gjitha akset e Pukes qarkullimi kryhet me zinxhire, per shkak te trashesise se   madhe te bores mbi 30 cm.Ne aksin Milot- Thirre (tuneli) trashesia e bores ka arritur 60 cm.Punohet pa nderprerje nga borepastrueset per hapjen e aksit.
Ne te gjithe qarkun e Kukesit qarkullohet me zinxhire.
Ne akset e Tropojes qarkullohet me zinxhire.Trashesia e bores shkon 40 cm.
Ne akset e Dibres qarkullohet me zinxhire. Trashesia e bores 20 cm.
Ne akset e Boges dhe Razmes ka patur rreshje bore. Qarkullohet me zinxhire.
Ne te gjithe rajonin vazhdojne rreshjet e bores dhe shiut.

Rajoni Jugor Gjirokaster:
Ne Qarkun e Gjirokastres te gjitha akset jane te kalueshme pa zinxhire.
Ne Qafen e Llogorase qarkullohet pa zinxhire.
Ne Qarkun e Korçes vazhdon te bjere bore me intensitet te larte.Ne te gjitha akset e ketij qarku qarkullohet me zinxhire.
Aksi Qafe Thane - Pogradec, me zinxhire.
Aksi Pogradec - Qafe Plloçe me zinxhire.
Qafe Plloçe - Korç me zinxhire.
Korçe - Kapshtice me zinxhire
Korçe - Qafe Qarri - Erseke - Leskovik me zinxhire
Korçe - Dogana Gorice me zinxhire.
Korite - Liqenas me zinxhire
Akset e Dardhes dhe Voskopojes me zinxhire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›