Serish protesta ne Egjipt
Edhe e sotmja është parashikuar si ditë protestash në Kajro në prag ët referendumit mbi Kushtetutën e re të mbrojtur nga presidenti i vendit Mohamed Morsi. Demostratat të organizuara si nga islamikët ashtu edhe nga opozita laike dhe liberale, kanë vënë në alram policinë. Kjo për arsye se priten përlasje të reja, si ato të një jave më parë që shkaktuan vdekjen e shtatë personave dhe me qindra të plagosur. Një ditë më parë presidenti egjiptian i ka dhënë të drejta të plota ushtrisë për të ruajtur sigurinë në vend dhe për të mbrojtur me cdo kusht institucionet deri në publikimin e rezultateve të referendumit. Ushtarët që deri më tani kanë ruajtur neutralitetin, duke bërë thirrje për dialog, kanë deklaruar se nuk do të lejojnë përkeqësimin e krizës politike. Nga ana tjetër ata prej disa ditësh kanë vendosur në gatishmëri automjete të blinduara dhe forca të shumta përballë pallatit presidencial.