Sarande 4 doganiere ne qeli

Katër doganierë të pikës doganore në Qafë Botë janë ndaluar nga policia për kontrabandë. Kristaq Nako 53 vjeç nga Saranda, Genci Bejko 41 vjeç nga Gjirokastra, Migjen Nushaj 33 vjeç nga Vlora, Erion Ademi 31 vjeç nga Konsipoli, akuzohen se kanë lejuar një tregtar të kalonte me mall të pazhdoganuar. Sipas informacionit të deritanishëm, në Dhermi policia ka ndaluar një kamion me targa VL 83 56 B me drejtues Guro Haxhiaj 42 vjeç, nga Selenica e Vlorës. Në kamion atij iu gjetën mallrat e pazhdoganuara, veshje fëmijësh, prodhime tekstile. Mjeti kishte kaluar nga pika doganore e Qafë Botës dhe po udhëtonte drejt Vlorës. Operacioni i policisë së Qarkut të Vlorës vazhdon.