E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut rrisin nivelin e Bunes

Reshjet e shiut kanë rritur ndjeshem ujërat në lumin Buna.
Zona e Dajçit e cila dy vite më parë u godit më së shumti nga përmbytjet duket se është jashtë rrezikut për përsëritjen e një situate të tillë.
Investimet e bëra në argjinatura në zonen e Dajçit japin siguri për zonen, por Buna në disa segmente ka gërryer dhe po i rohet argjinaturës.

Per kete qellim jane hapur kanale të dyta dhe të treta të zones, peri ti larguar rrezikun tokave bujqesore.

Niveli i ujërave në Lumin Buna është në kuoten normale të tij. Kjo edhe per shkak te thatesires qe mbizoteroi vitin e shkuar.

Janë gjithësej 14 km argjinaturë e ndërtuar nga qeveria Shqiptare e cila shërben për mbrojtjen e zonës nga përmbytjet dhe vërshimet e lumit Buna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›