E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet sërish gjyqi i Dritan Dajtit, avokatën nuk paraqiten në seancë

TIRANE – Ka kaluar pothuajse 3 vjet e gjysëm nga vrasja e 4 efektivë të policisë në Durrës dhe ende nuk ka përfunduar gjyqi ndaj të dyshuarit kryesor Dritan Dajti, pasi seancat ndaj tij janë në një “ngërç” prej kohësh.

Është shtyrë sërish ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj Dajtit, pasi dy avokatët e caktuar në seancën e fundit kryesisht nga Gjykata nuk janë paraqitur. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka kërkuar sot Dhomës së Avokatisë që të procedohen avokatët Irvin Faniku dhe Ema Cani, pasi nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për t’u marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Avokati i i zgjedhur nga Dajti, Hasaf Hadëeraj nuk është paraqitur prej 5 seancash, duke bërë që gjyqi të mos zhvillohet normalisht por të shtyhet seancë pas seance.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot kryesisht Jordan Bulkun dhe Jetmir Bilalin, si avokatë të Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e 4 policëve më 7 gusht të 2009 në Durrës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›