Kruje tritol pronarit te dyqanit te kepuceve
Një dyqan në qytetin e Krujës u hodh në erë. Pronë e ish nënkryetarit të këshillit Muharrm Hocja, njëkohesisht edhe biznesmen i prodhimit të këpucëve, sulmohet për të katërtën herë në harkun kohor të 3 viteve.
Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe policia thotë se është përdorur rreth 300 g tritol, i vendosur në derën e dyqanit.
Akti i fundit është pjesë e një serie sulmesh ndaj Muharrem Hocajt, të nisura në gusht të vitit 2010, kohë në të cilën ushtronte detyrën si nënkryetar i Këshillit Bashkiak.
Në atë periudhë i dogjën krejtësisht banesën dy katëshe në Krujë.
Një vit më pas u qëllua më gurë në banesë, në kohën kur ndodhej sëbashku me familjen.
Në 2 janar të 2013 një tjetër sulm bëhet ndaj biznesmenit Hocja. Një zjarr i fuqishëm ra në fabrikën e këpucëve, në të cilën ishte bashkëpronar me një shtetas Italian. Megjithatë për të gjitha këto ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar.
Konflikte për shkak prone a konkurrence janë pistat e hetimit të ngitura për cdo ngjarje ndaj Hocjas.