Reshjet e shiut sjellin probleme në Vlorë, Durrës dhe Lezhë. Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse

Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë shkaktuar disa problematika në disa akse në Vlorë dhe në Durrës. Bëhet me dije se në Vlorë ka prezencë uji në rrugën “Hasan Kushta”, rruga te Kisha dhe disa rrugica në lagjen 24 Maj.
Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar edhe në Durrës, ndërsa uji ka mbuluar kryesisht segmentet e ulëta të qytetit.
Problematika nga reshjet janë shkaktuar edhe në qytetin e Lezhës, ku uji ka përmbytur disa rrugë. Situata më problematike shfaqet në lagjen Besëlidhja, ku uji ka përmbytur dhe bllokuar banorët duke i bërë rrugët e pakalueshme.
Ndërkohë punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren dhe po ndërhynë për zhbllokimin e kanalizimeve.
/rtsh.al/