Lejoi kalimin në kufi të dy personave me urdhër ndalimi për trafik droge, ndalohet efektivi

Një punonjës i policisë kufitare është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas AMP, efektivi K.C. ka lejuar kalimin e dy personave në pikën kufitare të Qafë Botës, ndaj të cilëve kishte një urdhër ndalimi.
Më 7 shtator 2025, polici kufitar ka lejuar kalimin e T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria e Elbasanit kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
/rtsh.al/