E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e shiut, vërshime inertesh dhe gurësh në shumë rrugë rurale të bashkisë Himarë

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Reshjet e sotme të shiut kanë shkaktuar vërshime inertesh, dherash dhe gurësh në shumë rrugë rurale të bashkisë Himarë.

Ekipet e punës së bashkisë janë shpërndarë në çdo zonë ku janë evidentuar probleme, për të ndërhyrë dhe për të rikthyer sa më shpejt normalitetin.

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka postuar në rrjetet sociale pamjet nga rruga që lidh Borshin me Fterrën dhe nga kthesa e Pilurit, ku, siç shihet, rruga është mbuluar nga materiale inerte, duke vështirësuar dhe rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Tavo theksoi se po punohet për pastrimin dhe rehabilitimin e segmenteve të prekura në kohën më të shkurtër të mundshme.

Bashkia Himarë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këto akse rrugore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›