E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Armëpushim energjetik Rusi-Ukrainë

NJU JORK, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Ka hyrë në fuqi menjëherë, një armëpushim energjetik është në fuqi në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump në platformën e tij Truth Social.

”Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni atë”, theksoi ai.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk ishte në dijeni.

“Njoftimi i armëpushimit ishte lajm për mua. Por, nëse rusët pranojnë një armëpushim energjetik, Ukraina do ta pranojë atë. Nëse presidenti Trump e negocioi atë me Putinin – ju lutemi na tregoni se kur do të fillojë armëpushimi”, sipas Zelenskyt, cituar nga  gazetari Barak Ravid.

”Ne jemi gati dhe do ta pranojmë atë”, shtoi Zelensky./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›