Fryhen lumenjte Oboti ne uje. Probleme ne zonen e Shkodres
SHKODR- Reshjet qe bien me intensitet kane sjelle probleme ne gjithe zonen e Shkodres. Oboti vazhdon te jete nen uje nderkohe qe nje sere fshatrash jane te izoluar si ne Kelmend Shirq Dajc dhe Ana e Malit.
Niveli i lumenjve perfshire Bunen eshte afer pikes kritike nderkohe qe ne pjesen e molit uji ka pershkruar tashme rrugen pedonale.
Ende nuk flitet per evakuim te banoreve nderkohe qe emergjencat deklarojne se jane duke e mbajtur nen kontroll situaten.
Situata e krijuar nuk eshte alarmante por mund te perkeqesohet pasi intensiteti i reshjeve mendohet te jete me i larte.Prioriteti numer nje eshte ruajtja e jeteve njerezore pasi dinamika e ngjarjes e fenomenit te renduar vetem sa ka nisur. Keshtu eshte shprehur ministri i brendshem Lulzim Basha gjate takimit me shtabin e emergjencave civile ne prefekturen e Shkodres ku te pranishem ishin dhe drejtori i pergjithshem i policise Hysni Burgaj dhe drejtues vendore e deputete te Shkodres.
Basha ka theksuar se fryerja tej cdo parashikimi i liqenit te Shkodres ka sjelle pasoja per te gjithe vendbanimet afer dhe ka renduar situaten me tej ne rrjedhen e lumenjve e derdhjet e tyre ne det si dhe ne shkarkimet potenciale ujore qe jane shumefishuar.
Basha ka kerkuar identifikimin sa me te sakte te pikave te rrezikshme sinjalizimin e banoreve dhe evakuimin e tyre me deshire ose me mjete te shtetit ushtrise e policise furnizim me uje te pijshem dhe nevoja te tjera per popullsine dhe mbeshtetje te saj ne rast situate emergjente te pedeshiruar