E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet intensive, mbi 30 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuara në Tale

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral lejtënant Arben Kingji, inspektoi sot situatën në zonën e Tales në Lezhë, ku vijon angazhimi i trupave të Forcave të Armatosura për përballimin e pasojave të reshjeve të ditëve të fundit.

Gjatë inspektimit, gjeneral Kingji deklaroi se aktualisht në këtë zonë janë të vendosur mbi 30 efektivë të Forcave të Armatosura, të dislokuar nga Batalioni i Mbështetjes Emergjente (BMEC) dhe nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, të cilët po asistojnë në terren me mjete tokësore dhe mjete ujore të Komandës Mbështetëse.

Me mesazhin simbolik “Bashkë dhe gati!” ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga angazhimi në terren i trupave të FA teksa theksoi se, po punohet pa ndërprerje për të monitoruar dhe menaxhuar situatën, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›