Reshjet kane rritur prodhimin e energjise ne vend

Reshjet e rëna me intensitet ditët e fundit kanë rritur mundësinë për të prodhuar energji pas një periudhe të gjatë thatësire. Koorporata Elektroenergjetike, po importon tashmë energji në sasi të ulët falë shtimit të prodhimit të energjisë në vend.
Sipas burimeve zyrtare nga Koorporat Elektroenergjetike Shqiptare, aktualisht Fierza ka rritur volumin e punes, duke ndikuar direkt në prodhimin e energjisë për konsum vendas. Në kushte të tilla të përmirësuara, KESH ka importuar deri në 2 mln kilova ore energji ne dite, pasi 80 për qind e nevojës për konsum po sigurohet në vend. Sipas informacionit, aktualisht niveli I liqenit të Fierzës është rreth 270 metër, ndërsa prurjet llogariten 450m3/sek. Pra, nje nivel I konsiderueshem
Hidrocentrali, që ka edhe prodhimin më të madh në kushtet energjisë është Komani, I cili aktualisht është në niveli 171 metra. Nga ana tjeter ulja e temperaturave ka rritur konsumin në vend duke arritur në nivelin rreth 22 mln kilovat ore, që është një nivel i konsiderueshëm. Aktualisht importi po kryehet nga Koorporata Elekroenergjetike Shqiptare, ndërsa CEZ nuk importon asnjë kilovat energji. Të gjitha linjat e tensionit të lartë e të mesëm janë në punë dhe nuk raportohen defekte për shkak të motit.