E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i TAP apel eurodeputeteve

Drejtori i përgjithshëm i projektit për ndërtimin e gazsjellësit TAP ka dhënë një mesazh të qartë  për eurodeputetët për përshpejtimin e projektit. “Duhet të bëhet një zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur mes dy projekteve të mbetur në garë për ndërtimin e gazsjellësit të Korridorit të Jugut”, ka thënë Tungland në një konferencë në parlamentin europian. Sipas tij “TAP është i vetmi projekt që mund të realizohet në Korridorin e Jugut në mënyrën më të shpejt dhe efikase, që gazi i Kaspikut të mbërrijë në Europë. Mungojnë pak muaj nga afati i përfundimit të garës mes të dy projekteve TAP e Nabucco, të parashikuar në gjysmën e vitit 2013. Europa dhe Azerbajxhani po rrisin bashkëpunimin e tyre është shprehur Tungland dhe TAP do të kontribuojë në sigurimin e furnizimit me gaz të Europës duke sjellë burime të tjera nga një furnizues i ri përmes një tubacioni të ri” ka shtuar drejtori i përgjithshëm i projektit. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›