E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet perfshijne vendin rreshkitje toke ne Vlore dhe Durres

22 banesa po rrezikohen në lagjen 10 Korriku në Vlore. Shkak është bërë rrëshkitja e tokës. Ky fenomen është i përsëritshëm për shkak se mungon infrastrukura, por aktualisht situata është bërë kritike. Një bunker rrezikon të bjerë dhe mund të marrë para të gjitha banesat. Shtabi i emergjencave po mban në monitorim situatën dhe nëse do të ketë përkeqësim do të bëhet edhe evekuimi i banorëve.

Pothuajse e njëjta situatë paraqitet edhe në Kodër Vilë në Durrës. Rreshjet kanë shkaktuar një tjetër rrëshkitje toke, çka ka rritur rrezikun për banorët aty. Vendorët janë shprehur për ngjarjen, por veçse një zgjidhjeje me afat të gjatë, për momentin nuk mund të bëjnë asgjë.

Lezha ende e përmbytur
Rreth 1500 ha tokë është ende e përmbytur në qarkun e Lezhës. 
Tre ditë pas reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të shumta në lumenjtë Drin e Mat dhe pasojat janë të dukshme.
Shumë shtëpi janë të rrethuar nga uji dhe banorët ndjehen të izoluar.
Emergjencat civile në prefekturën e Lezhës bëjnë të ditur se ka patur një përmirësim të situatës, por qindra ha dhe shtëpi janë me ujë.
Barbulloja është një nga zonat më të prekura nga këto përmbytje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›