E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, rrëshqitje dhe përmbytje në Durrës

Reshjet e shiut të rëna përgjatë gjithë natës kanë rikthyer rrëshqitjen e dherave dhe përmbytjet në qytetin e Durrësit.

Masivet e dheut të rëna përgjatë rrugës në zonën e Kodër-Vilës të qytetit bregdetar kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët e zonës.

Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve ka pasur probleme edhe në zonën ish-Kënetës, Shkozet dhe Plazh.

Ndërkohë mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm është vështirësuar puna edhe në portin e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›