E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fjalim para Kryeministrise Do te qeverisim per te gjithe shqiptaret

Kabineti Rama është betuar në Presidencë dhe para kreut të shtetit, Bujar Nishani është zhvilluar ceremonia e rastit. Pasi ka bërë betimin Kryeministri Rama dhe minitsrat e qeverisë së tij i janë drejtuar në këmbë godinës së Kryeministrisë, ku i priste një numër jo i vogël mbështetësish. Ka qenë vetë Kryeministri Rama ai i cili ka mbajtur fjalën përshëndetëse.
“Qeveria e sapobetuar është e gjithë shqiptarëve dhe do të qeverisë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi zgjedhur për të bashkuar dhe jo ndarë dhe ne do të bashkojmë. Jemi zgjedhur për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer dhe ne do të shërbejmë.  Jemi votuar për t’i dhënë të gjithë së bashku atdheut tonë energjitë që të ecë më shpejt për një rilindje shqiptarë dhe të mos humbasë vite pafund drejt endrrës së Shqipërisë europiane”, u shpreh Rama, gjatë fjalës së tij në shkallët e jashtme të Kryeministrisë. 
Gjithashtu, në këtë mesazh Rama falenderoi dhe njëherë tjetër qytetarët të cilët i dhanë të drejtën koalicionit të majtë të drejtojë Shqipërinë në këtë mandat.

Mbledhja e qeverisë dhe vendimet Menjëherë pas përfundimit të kësaj fjale, Kryeministri dhe kabineti i tij ka zhvilluar mbledhjen e parë ku dhe kanë miratuar tre vendimet e para. Kryeministria publikoi në faqen e saj në ueb 3 vendimet ku citohet:  “Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:  qeveria e re mbledhje 1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;  2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;  3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›