E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet e Fierit vijojne aksionin per kasat fiskale

Nuk ka shtyrje te afateve ligjore per pajisjen e bizneseve me kasa fiskale. Keshtu ka thene drejtori i Drejtorise Rajonale te Tatim-Taksave ne Fier Albert Malaj.


Sipas tij afati i pajisjes me kase fiskale i bizneseve te medha ka perfunduar qe me 31 dhjetorin e shkuar. Kurse per biznesin e vogel te qyteteve Fier e Lushnje ka perfunduar ndersa per ato biznese qe jane pjese e fshatrave dhe e komunave afati eshte deri ne fund te ketij viti ka thene drejtori Malaj.

Sipas tij inspektoret tatimore po bejne kontroll te te gjitha subjektet e bizneseve qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne Qarkun e Fierit. Kontrolli eshte shoqeruar edhe me masa administrative dhe penalizime te renda te atyre qe nuk e kane marre ende kasen. Pajisja me kasa fiskale per biznesin e vogel mbetet data e percaktuar qe me pare me ligj dhe konkretisht jane po ato afate sic kane qene. Kemi kryer me dhjetera penalizime dhe vijojne perdite te procedojme biznese ka thene drejtori i Tatimeve te Fierit duke theksuar se kontrollet jane perqendruar kryesisht ne qytetet Fier dhe Lushnje ku numri i bizneseve jane me xhiro te medha dhe afati ka skaduar me kohe.

Tatimoret po merren edhe me verifikimin e numrit te sakte te pajisjes se bizneseve me kasa fiskale si dhe perdorimin e kuponit tatimor. Lidhur me shtyrjen e afatit per subjektet e vogla dhe rimbursimin e kases shefi i Tatimeve te Fierit deklaroi se nuk kishte informacion zyrtar. Eumlshte ende nje ide qe subjektet te kompensohen nepermjet pageses se detyrimeve tatimore tha Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›