E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, sërish probleme nëRrugën e Kombit dhe në Kaçinar

MIRDITË - Vazhdojnë problemet në Rrugën e Kombit si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në afërsi të Repsit. Siç raportojnë korrespondentët e shqiptarja.com dhe A1 Report, në këtë vend, rruga nga Kukësi në drejtim të Tiranës vazhdon të kalohet vetëm me një korsi.

Edhe pse është punuar për zhbllokimin e rrugës, rënia e dherave ka vazhduar duke krijuar probleme.

Situata e rëndë është edhe në komunën e  Kaçinarit në Mirditë, që vazhdon të jëte e bllokuar, pasi ka shembje në disa vende. Duke folur për A1 Report, për gjendjen e krijuar, kreu i komunës, Petrit Bardhit, thotë se institucioni që ai drejton nuk ka fonde për të ndërhyrë.  

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë me mjete private duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm për 1 orë, por reshjet e dendura e kanë përkeqësuar situatën pasi ka apasur sërish rrëshqitje në disa zona. Sipas tij, janë 2500 banorë që po e vuajnë bllokimin e rrugës.

Probleme nga shirat janë krijuar edhe në shkollën 9-vjeçare të zonës dhe në zyrat e komunës, pasi uji ka hyrë brenda.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›