Plagoset ne nje lokal lojrash fati
Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e mistermshme ka ndodhur në rrugën Bardhyl në Tiranë.
Dy persona janë afruar në një lokal lojërash fati dhe kanë kërkuar Viktor Skejën, drejtor i një kompanie shtetërore në Laç, që gjendej në lokal.
Njëri prej tyre i është sulur dhe në përpjekje me 45-vjeçarin Skeja, e ka qëlluar me pistoletë në këmbë.
Sipas policisë, autori ka marrë edhe 25 mijë lekë që kishte Skeja, ndërsa ende nuk i është dhënë përgjigje pyetjes se përse autorët e kishin kërkuar në emer Skejën.
Të njëjtat burime thanë se hetimet po ecin paralelisht edhe për tentativë vrasjeje. Skeja ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa policia ka bërë një përshkrim të autorit të dyshuar.
Sipas policisë, përshkrimi nuk është i plotë për faktin se autori ka qenë maskuar me kaskë motorri në kokë.