E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet shkaktojnë rrezik në segmentin e Shkopetit, regjistrohen rënie gurësh dhe shkëmbinjsh

Reshjet e shiut që kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, ku janë regjistruar rënie gurësh dhe shkëmbinjsh në segmentin e Shkopetit.
Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrjetave mbrojtëse, rënia e gurëve është e vazhdueshme dhe përbën rrezik për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë aks.
Në terren ndodhen punonjësit e mirëmbajtjes, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar në këtë segment rrugor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›