E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i debateve presidenciale ne SHBA

Ndërkohë ka mbetur më pak se një javë nga debati i parë Obama-Romney.  Debatet mes kandidatëve presidencialë të emëruar prej partive politike kryesore janë bërë një ngjarje e përhershme para-zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.
Deri në tetor, secili kandidat për president i partive të mëdha ka siguruar shumë përkrahës. Por ka ende njerëz të pavendosur që duhen bindur, vota e të cilëve mund të vendosë zgjedhjet. Zakonisht zhvillohen tre debate mes kandidateve presidenciale dhe një për pretendentët për nënpresident - shërbejnë si “fazë finale”, në garën për Shtëpinë e Bardhë. Gjatë pjesës më të madhe të fushatës, kandidatët paraqesin qëndrimet e tyre në mesazhe të shkurtra, të përshtatshme për transmetim në televizion. Por, shumë votues, para se të hedhin votën e tyre, duan që konkurrentët për Shtëpinë e Bardhë të japin më shumë detaje rreth çështjeve kryesore. 
Debatet televizive kanë qenë pjesë e të gjitha zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1976, por ato u zhvilluan edhe në vitin 1960, kur u përballën senatori demokrat Xhon Kenedi dhe zv/Presidenti republikan, Richard Nixon.
 Një nga kandidatët që kanë shfrytëzuar debatet më së miri ishte republikani Ronald Reagan. Në vitin 1980, ai shtroi një pyetje që disa thonë se e ndihmoi të mposhte presidentit në detyrë, demokratin Xhimi Karter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›