Restaurimi i fasadës së Muzeut Kombëtar, inspektohen punimet

Perfaqesues te Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe drejtoria rajonale e kultures kombetare, kane inspektuar ecurine e punes ne mozaikun e fasades se Muzeut Historik Kombetar, duke evidentuar edhe problematikat qe ka paraqitur kjo veper. Kjo eshte faza e pare e projektit ne te cilen po humtohet per demtimet qe ka pesuar mozaiku nder vite.
“Kjo vepër është ndërtuar gati 30 vjet më parë dhe vetë koha, vetë qënia e saj jashtë dhe kushtet atmosferike, e kanë dëmtuar. është një rast i mrekullueshëm që mbas gati 30 vitesh të krijohet mundësia për të studiuar të gjitha dëmtimet që ka pësuar ky mozaik” tha Suzana Turku, zv/ ministre e Kultures.
“Gjithë materiali përsa i përket studimit që është bërë deri tani, në këto dy muajt e fundit, por që do vazhdojë dhe në të ardhmen sepse problematika që ka shfaqur ky mozaik vazhdon të na befasojë pasi nuk kemi pasur më parë mundësi ta shohim nga afër, ta prekim me dorë. Janë rreth 500 metra katrorë mozaik. Problemet kryesore janë në pjesën e materialeve lidhës që janë pjesa e hekurit, pjesa e teserave që nuk janë lidhur në mënyrën e duhur me llaçin” tha Arber Kadia, drejtor i DRKK-se.
Pas fazes se pare, me vone do te filloje edhe faza e dyte ne te cilen do te nderhyet dhe sipas specialisteve ky eshte nje proces i gjate restaurimi, per vete problematiken qe ka paraqitur vepra deri me tani.
Vilma Masha