FMN: Shqipëria përballoi krizën
Shkurtimet buxhetore të ndërmarra nga qeveria janë një hap në drejtimin e duhur. Këtë vlerësim zyrtar të FMN e ka deklaruar në një konferencë shtypi shefi i misionit të fondit për Shqipërinë Gervin Bell. Zoti Bell vlerësoi pozitive situatën ekonomike në Shqipëri, një vlerësim ky që mbështetet edhe nga banka e Shqipërisë.
"Shqipëria ka qenë e sukseshme në kushtet shumë të vështira të zhvillimit të ekonomisë ndërkombëtare. Kjo nuk është një cështje fati por vjen falë zbatimit të kujesshëm të politikave fiskale e makroekonomike. Megjithatë kjo nuk do të thotë aspak se nuk ka risqe, madje risqet janë të mëdha dhe nuk duhen nënvleftësuar", tha Gervin Bell, shef i misionit të FMN për Shqipërinë.
"Administrimi me realizëm i situatës fiskale dhe adoptimi i një filozofie kujdesi në zbatimin e buxhetit 2010 janë hapa të nevojshëm për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë fiskale", u shpreh Adrian Fullani, guvernator BSH.
Pasi ka marrë vlerësime ministri i Financave Ritvan Bode ka gjetur rastin të ftojë biznesin e vendit të reagojë njëlloj sic po bën edhe qeveria. "Ne shpresojmë dhe presim që biznesi, ekomonia reale ti japë shenjat e të konsolidojë tendencën e kohëve të fundit për një rialokim të burimeve të tyre në një treg të ri që po krijohet në periudhën post krize", tha Bode.
Misioni i FMN ka qëndruar për rreth 1 javë në Shqipëri ku ka diskutuar për politikat fiskale e vecanërisht për shkurtimet buxhetore për 6 mujorin e dytë të këtij viti.
Adi Darsi