E Diel, 1 Nëntor 2026

Uruguaj pret kombëtaren në shtëpi

Presidenti uruguajan Jose Mujica i bashkua mijera tifozëve, qe priten si heronj futbollistet e kombëtares se tyre qe u rikthyen ne shtepi, pas suksesit ne Boterorin 2010, ku skuadra e Oskar Tabarez u rendit e katërta. Perfaqesuesja e Uruguait u cilësua dhe surpriza e kompeticionit me te madh te futbollit, duke siguruar nje vend mes kater me te mirave bashke me kampionen e Botes Spanjen, Hollanden dhe Gjermanine. Duke folur gjate ceremonise, presidenti Mujica falënderoi skuadren ne emer te vendit te tij.

"Ky vend i eshte mirenjohes ketyre futbollisteve, qe jo vetem u treguan te mëdhenj, por nderuan shtetin me paraqitjen e tyre. Ne emer te gjithe Uruguajit une iu them faleminderit”, ka bere te ditur presidenti uruguaian. Perfaqesuesja e drejtuar nga Tabarez u mund 3-2 nga Gjermania ne ndeshjen per vendin e trete dhe te katert te Boterorit 2010. Gjithsesi, tekniku e ka cilësuar si nje sukses te madh aventuren ne Afriken e Jugut. "Nuk jane rezultatet qe vleresojne ate qe beme ne Boteror. Suksesi nuk varet vetem nga rezultati, por edhe nga paraqitja ne nje kompeticion shume te veshtire. Dhe jemi te lumtur qe e mbyllem me sukses Boterorin 2010”, ka thene Tabarez.

Udheheqesi i skuadres uruguaiane ishte sulmuesi Diego Forlan, i cili fitoi dhe titullin si lojtari me i mire i Boterorit, duke i shtuar nje tjeter sukses Uruguait ne finalet e KUpes se Botes. Shteti amerikano-jugor me vetem tre milione banore eshte shpallur dy here kampion bote ne vitin 1930 dhe 1950, por qe nga viti 1970 nuk kishte arritur kurre te luante ne çerekfinalet e nje Boterori.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›