Restaurohet fasada e presidencës. Nishani: Ja ky është imazhi i ri që sjell unë
Askush nuk ka besuar se Bujar Nishani do sillte ndonjë imazh të ri në presidencë. Askush nuk e beson se ai do jetë i pavarur në punën që do kryejë. Por të paktën vetë Bujar Nishani ka bindjen se ka sjellë një imazh të ri në presidencë. Si ia ka dalë? Duke restauruar fasadën e godinës.
Në fakt ai godinën e quan institucion dhe nuk është çudi që Nishani mendon se po sjell një imazh të ri. Edhe Berishës po i preke godinën e kryeministrisë, të vret.
Nishani ishte live në disa televizione për të treguar se sa të bukur e ka bërë godinën e tij, madje ia dha meritat për këtë Lulzim Bashës, që u shfaq i qeshur përkrah gruas holandeze, e cila siç duket po e shijon Tiranën.
Ajo që të habit është se Nishani falënderoi donatorët që i kishin rregulluar fasadën e presidencës. Pse ta kenë bërë këtë gjë donatorët? Pastaj çfarë janë këta donatorë që dhurojnë kaq shumë për Berishën, Bashën e Nishanin?