Volfarth uron shqiptaret per 100-vjetorin e pavaresise

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Vollfarth uroi sot shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij ambasadori Volfarth nxit palët që të bashkëpunojnë për realizimin e reformave, në funksion të integrimit të Shqipërisë.
“U dërgoj urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë së tyre. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është krenare që e ka mbështetur vendin në ndërtimin e një jete më demokratike e të begatë për qytetarët e tij, gjatë 15 viteve të fundit. I nxis të gjithë aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave, me qëllim realizimin e synimeve kombëtare të Shqipërisë për integrim evropian”- thuhet në mesazhin e kreut të OSBE-së në Tiranë.