Retë e vdekjes mbi qiellin e Elbasanit, metalurgjiku emeton kancer (FOTO)
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Elbasani duket se është i mallkuar të thithë ajër të ndotur. Dhe ai që dikur shihej si një vepër krenarie për qytetarët e Elbasanit, sot është shndërruar në burimin kryesor të ndotjes për këtë qytet.
Pikërisht ish-kombinati metalurgjik dhe kompania ‘Kurum’ vazhdon ende të mos përdorë filtrat e pastrimit, duke emetuar gazrat dhe mbetjet karbonike në ajër.
Strategjia sipas ekspertëve të fushës është e qartë, kompania punon natën me kapacitet të plotë, kur askush nuk e shikon dhe inspekton dhe ditën e ndalon punën. Pamjet e marra në orën 04:00 të mëngjesit këto ditë tregojnë më së miri se cfarë ndodh pas mesnate në këtë vend.
Fshatrat përreth kombinatit metalurgjik mbulohen nga një re smogu që edhe pse është errësirë, pamja e saj të rrënqeth. Ndotja ka qënë ndër premtimet më të mëdha të fushatës, por mesa duket sfida ndaj politikës është e hapur.
Madje vetë drejtuesit e vendit kanë përsëritur disa herë se ndotja është shkaktar i sëmundjeve kanceroze dhe kanë qenë të vetëdijshëm që statistikat tregojnë se çdo ditë në Elbasan humb jetën një person si pasojë e kancerit.
Në këto kushte mesa duket Elbasani do të vazhdojë të jetë nën sundimin e smogut deri sa filtrat për pastrimin e ajrit të mos qëndrojnë të fikura dhe shkelësit e ligjit të ndëshkohen.
Retë e vdekjes mbi qiellin e Elbasanit, metalurgjiku emeton kancer
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8