E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha shpall garën për kreun e PD-së: Do mbështetëm tek etërit e partisë

basha-aTiranë- Emri më i përfolur në rradhët e demokratëve për të qenë pasardhësi i Sali Berishës në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, kryetar aktual i Bashkisë Tiranë shpalli rreth orës 13:30 futjen e tij në garë.

Basha mbajti një konferencë për shtyp nga selia e PD-së.

Qëllimi i parë i garës është të dalim më të vendosur dhe më të bashkuar. Të angazhohemi që kjo garë të jetë një garë e asaj që në demokratët dinë të bëjmë më shumë se çdo gjë tjetërNegativizmi nuk ka vend në këtë garë..sepse sështë qëllim në vetvete, por ringritja e PD-së dhe fitorja e ardhshme,-tha Bashan ë konferencën për shtyp në PD.

Basha tha se i garanton qytetarët e Tiranës se përkushtimi i tij për çdo punë nuk do të mungojë për asnjë çast.

Ditët e reflektimit të thellë për në demokratët e mbarë vendin. Kam parë humbjen në sytë e duart e qindra mbështetësve tanë të palodhur, kam parëtrishtim,por edhe zemërimpër një humbje që se përfytyronte njeri vetëm pak ditë më parë. Kam lexuar në sytë tuaj dëshirën për ringritje e për tu përballur me sfidat që na presinPlot shpresë e besim për një fillim të ri drejt rrugës për rikthim si mazhorancëTani është momenti që çdo anëtar i saj të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij maksimal për këtë kotribut të riReflektim të gjatë e mesazhe të militantëve e pas bisedës me zotin Berisha jam sot për tju komunikuar vendimet më të vështira e kthjellta për të kandiduar për kreun e PS-së,-tha Basha.

Basha e cilësoi PD-në, partinë që udhëhoqi Shqipërinë e re dhe Sali Berishën si ndërgjegjën e saj.

Partia që ka udhëhequr Shqipërinë e reAskush se zëvendëson dot Sali Berishën, ai është lideri ynë historik dhe burim i pashtershëm energjie. Ai është vetë ndërgjegjia e PD-së,-tha Basha.

Duke prezantuar disa nga pikat e platformës së tij, basha tha se misioni i Shqipërisë evropiane sduhet të ndalojë.

Sfidat janë të mëdha. Kemi treguar se kemi qëndruar e sjemi tjetërsuar as në vitet më të errëtaNë fillimin tonë të ri do të jetë ndjeshmëria për zëirn tuaj për ta respektuar e kthyer atë në moto të veprimit tonë politikSistem të qartë  etransparent për kontributet e çdo anëtari,-tha ai.

Basha tha se për ti çuar këto qëllime përpara do të mbështetet tek vizoni i paraardhësve si Azem Hajdari, e tek lidershipi i Sali Berishës. PD-ja është partia e interesit kombëtar dhe vokacioneve evropiane të shqiptarëve,-tha ai.

Zoti Basha shihet si krahu i djathtë e Sali Berishës. Para Bashës kanë dorëzuar sot kërkesat për kandidim Sokol Olldashi dhe Aleksandër Biberaj. Këtij të fundit kërkesa ju refuzua nga administrata e selisë blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›